Arsim & Kulturë

Adriana Matoshi me fjalë emocionuese për shfaqjen “Bretkosa”

Janë bërë më shumë se dy muaj që në Kosovë ka filluar të shfaqet një dramë, e cila për shtjellim ka një temë që është shumë e pranishme në gjithë familjet nga ato vende që kanë kaluar luftën e disa prej tyre kanë përjetuar edhe traumat.

Shfaqja “Bretkosa” nga koha kur ka filluar të shfaqet e deri më tash ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Madje nga regjisorë e njerëz të kulturës është bërë thirrje që këtë shfaqje ta shikojnë të gjithë.

“Bretkosa” mbrëmë e kishte edhe reprizën e radhës. E për ta parë atë ishte prezente edhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Ajo në një status në Facebook ka lavdëruar këtë shfaqje, duke thënë se “Bretkosa” tregon realitetin e hidhur aktual.

Edhe Matoshi po ashtu ka bërë thirrje që këtë shfaqje ta shohin të gjithë.

“E une i ftoj të gjithë njerëzit që e duan teatrin me shku e me pa shfaqjen “Bretkosa” në regji te Burbuqe Berisha me aktoret e saj fantastik: Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala-Virusi dhe Valmir Krasniqi!”.

Postimi i plotë i aktores në Facebook:

Miq e dashamirë!

Ka kohë që jam shkëputë nga Teatri,vendi në të cilin edhe u zhvillova si aktore.

Më mungon jashtëmase, sepse aty jam rritë profesionalisht. Moti kohë nuk luaj e nuk e ndjejë ngrohtësinë e publikut që jashtëzakonisht më mungon,sigurisht edhe magjia e skenës për me ni madhështinë e saj😔

Mbrëmë unë isha publiku,e përjetova emocionin që dijnë me e dhanë aktorët,isha aty pjesë e shfaqjes,isha në zanin e tyne,trupin e tyne,kostumet e tyne emocionin e tyne. Sonte unë e perjetova një magji,një sinqeritet,një tregim aktual,një kostumografi që flet,një skenografi filmike një regji briljante!

Mbi të gjitha një aktrim mbreslënës…

Faleminderit që më ftuat ta shoh një realitet të hidhun aktual.

E une i ftoj të gjithë njerëzit që e duan teatrin me shku e me pa shfaqjen “Bretkosa” në regji te Burbuqe Berisha me aktoret e saj fantastik:Ilir Tafa ,Donat Qosja,Basri Shala-Virusi dhe Valmir Krasniqi!

Nuk do t’pendoheni por do t’i jepni jetëgjatësi shfaqjes,sepse nuk do të mundeni mos me e pa edhe njëherë!

the authorBurbuqe Metolli