ShowBiz

Adriana Matoshi trishton me rrëfimin: Kur isha shtatzënë kuptova se kam tumor në kokë

Adriana Matoshi ka emocionuar publikun me rrëfimin e bërë.

Adriana Matoshi është nga aktoret më të suksesshme në trojet shqiptare, ajo ka emocionuar publikun së fundmi me rrëfimin e bërë në emisionin ‘Ndrrimi i natës’.

Ajo tregoi një n ga ngjarjet më të vështira që kishte kaluar shtatë vite më parë.

“Në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt, dhe gjithçka ka shkuar në rregull deri në momentin kur unë kisha të vjella shumë, marramendje dhe unë ia lashë fajin shtatzënisë”.

“E kuptova që nuk është puna e shtatzënisë por që në trupin tim kokën time, e kam një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më ka thirrur të luaj te “Kthimi”, njëhera i kam thënë jo se nuk mundem, nuk kam dashur të dij askush aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”