Rajon & Botë

“Aeroporti i Brukselit pa plan emergjence”

Sandra Langenus: “Autoritetet e aeroportit ende nuk kanë përgatitur një plan për gjendjen e emergjencave që mund të krijohen në të.”Sindikata e punëtoreve në Belgjikë (BTB), ka deklaruar se edhe pse ka kaluar një vit nga sulmi terrorist, aeroporti i Burkselit ende nuk ka një përgatitje për emergjencat, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate për mediat, sekretarja e Përgjithshme e BTB-së, Sandra Langenus, ka thënë se ka kaluar plot një vit nga sulmi terrorist i cili ka ndodhur më 22 mars. Ajo ka thënë se autoritetet e aeroportit ende nuk kanë përgatitur një plan për gjendjen e emergjencave që mund të krijohen në të.