ShowBiz

Afërdita e dashuruar kokë e këmbë, kështu ia shpreh dashurinë të fejuarit

Ka shumë kohë që më nuk është aktive as në modelim e as në skenën muzikore.
Bukuroshja e njohur Afërdita Dreshaj tash e disa vjet është përkushtuar vetëm në jetën e saj private, transmeton Gazeta Express.

Afërdita ditë më parë dha lajmin për të gjithë fansat e saj se ajo i ka thënë “PO”, propozimit për fejesë nga i dashuri i saj Jakub Kindl.

Por, pas kësaj Afërdita shihet çdo ditë e më shumë e dashuruar me të fejuarin e saj çek.

Këtë mund ta vëreni përmes imazheve që ajo publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi Afërdita në Instastory ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me të fejuarin ku duken të lumtur krahë njëri-tjetrit.

“Gëzuar për përjetësinë tonë”, ka lënë mbishkrim Afërdita.

the authorE B