Aktuale

Agim Bahtiri, ka një porosi urgjente për Qeverinë e Kosovës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri konsideron se treni i nisur nga Serbia në mëngjesin e sotëm për në Kosovë ka sjellur tensione në komunën të cilën ai e drejton.

Bahtiri, duke e cilësuar si veprim provokativ të Serbisë, trenin e nisur nga Beogradi për në Kosovë, i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme në lidhje me këtë çështje, pasi që ai si kryetar i Komunës, mohon se mund të bëjë ndonjë gjë në mënyrë që të arrijë t’i ndalë provokimet e Serbisë.

“Unë si kryetar i Mitrovicës nuk mund të bëjë asgjë sepse ai tren nuk vjen në Mitrovicë ai vjen vetëm deri në Zvecan, kështu që unë si kryetar i Mitrovicës së Jugut mundem vetëm me apelu të Qeveria e Republikës së Kosovës që të tregon se është Qeveri dhe se në territorin e saj nuk do të këtë provokime”, tha Bahtiri për “Gazeta Blic”

Më tej, duke përseritur apelin e njëjtë ndaj Qeverisë së vendit, Bahtiri tha se Serbia nuk e ka ndërmend që t’i ndalë provokimet e saj ndaj Kosovës, andaj sipas tij Qeveria duhet që sa më parë të dalë në mbrojte të kufinjëve administrative shtetëror.

“Unë pe shoh se edhe këtu është ngritë një atmosferë krejtësisht ndryshe por ky provokim i cili vjen nga Serbia dhe provokime të tilla edhe me muri por edhe me këtë tren s’po kanë të ndalur andaj i bëjë apel Qeverisë së Kosovës që njëherë e përgjithmonë të del ajo që duhet me dalë dhe t’i mbrojë kufijtë administrativ shtetëror të cilët i ka sepse asnjë njeri nuk guxon të provokoj”, ka thënë kryetari i Mitrovicës së Jugut.

I pyetur nga “Gazeta Blic” nëse ky tren është si rezultatë i bisedimeve në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, Bahtiri mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se Serbia përmes këtij dialogu po mundohet që t’i kryj obligimet e veta ndaj Bashkimit Evropian, por edhe po e provokon Kosovën, por për një gjë të tillë, Qeveria e Kosovës, sipas kryetarit të Mitrovicës së Jugut, duhet të vendos kushte në këto bisedime, në atë mënyrë që marrëveshejt e arritura të realizohen si dhe Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Treni nuk besoj që është rezultat i bisedimeve me Serbinë, por ajo në njerën anë hyn në dialog për t’i kryer obligimet e veta me Bashkimin Evropian, dhe anën tjetër provokon cdoherë dhe nuk e njeh republikën e Kosovës, por kjo duhet të ndalet dhe duhet me i tregu Serbisë që për me pas dialog duhet ta njeh Republikën e Kosovës dhe nuk duhet të jetë ajo që gjithmonë provokon, por ajo që i ofron njerëzit sepse ne duhet të jetojmë së bashku”, tha ai.

Bahtiri, më tej ka shtuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdohet edhe me tutje por sipas tij, pala kosovare duhet ta ndryshoj qasjen në këtë dialog.

“Dialogu duhet të vazhdoj me Serbinë por duhet ndryshuar qasja e dialogut jo të pajtohen dhe të mos zbatohen por të bisedohet dhe të realizohen marrëveshjet që bëhen gjatë tyre”, është shprehur Bahtiri.

Në lidhje me këtë tren, ka reaguar Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri duke kërkuar nga Bashkimi Evropain që ta ndalë atë.

Treni i nisur në orët e mëngjesit të sotëm nga Serbia, pritet të arrij në Kosovë rreth ores 17:30. Ky tren, përmban mbishkrime provokative për shqiptarët e Kosovës në disa gjuhë.

Ai nga Kosova pritet të largohet nesër në orën 10:40./ GazetaBlic.com/