ShowBiz

Agim Bahtiri me vargje prekëse ndaj gruas për 39 vjetorin e martesës: Vetëm vdekja mund të na ndajë

Kryetari i Komunë së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka uruar bashkëshorten e tij për 39 vjetorin e martesës.
Përmes disa vargjeve të publikuara në Facebook Bahtiri, uron të jenë përjetësisht së bashku “me plotë dashuri dhe asnjëherë me tradhëti”.

Lexoni të plotë publikimin e tij:

39 vjet dashuri, sakrificë dhe vlera për një familje të lumtur dhe të shëndosh.
39 vjet së bashku, duke ndërtuar të ardhmen për familjen tonë.

39 vjet martesë, ku qëllim kryesor ka qenë familja e lumtur që jemi sot.

Faleminderit për gjithçka dashuria ime.

Përjetësisht së bashku me plotë dashuri dhe asnjëherë me tradhëti.
Vetëm vdekja mund të na ndajë.