Sport

Agjenti i Ronaldos: Refuzuam ofertë të çmendur nga Kina (Foto)

Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 300 milionë euro nga Kina për Cristiano Ronaldon

Në një intervistë për “Sky Sport” agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka zbuluar se kanë marrë një ofertë të çmendur nga Kina, por që natyrisht është refuzuar pasi portugezi dëshiron të pensionohet në Madrid.

Sipas asaj që shkruajnë “Calciomercatoweb.it” dhe “AS“, kinezët i kanë ofruar Real Madridit 300 milionë euro dhe Ronaldos 150 milionë euro në sezon, por u refuzuan pasi portugezi nuk dëshiron të lëvizë nga “Santiago Bernabeu”.

“150 milionë në vit për Ronaldon? Po, është normale sepse ai është më i miri në botë. Por, ai ndihet mirë në Madrid dhe dëshiron të vazhdojë të fitojë tituj”, deklaroi Mendes. /Express/