Aktuale

AGK: Të papranueshme fyerjet e Degës së PDK’së në Drenas ndaj medias

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin ndaj komenteve fyese që Dega e PDK’së në Drenas i ka bërë Radio Televizionit Dukagjini në ditën e zgjedhjeve

AKG’ja ka thënë se këto komente fyese dhe denigruese ndaj Radio Televizionit Dukagjini janë të papranueshme dhe paraqesin ndërhyrje të rëndë në lirinë e medias.

Asociacioni gjithashtu u bën thirrje të gjitha subjekteve politike që pakënaqësitë e tyre për raportimin e mediave t’i adresojnë nëpërmjet mekanizmave përkatës e jo nëpërmjet konferencave ku fyhen dhe ofendohen mediat.

Komunikata e plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë njoftimin se Dega e PDK-së në Drenas ka bërë komente fyese dhe denigruese ndaj Radio Televizionit Dukagjini në ditën e zgjedhjeve.

AGK vlerëson se një praktikë e tillë e komenteve te partive politike është e papranueshme dhe paraqet ndërhyrje të rëndë në lirinë e medias.

AGK u bënë thirrje të gjitha subjekteve politike që pakënaqësitë për raportimin e mediave t`i adresojnë nëpërmjet mekanizmave përkatës dhe jo nëpërmjet konferenca ky fyhen dhe ofendohen mediat.