ShowBiz

Agnesa bëhet nuse e veshur me dallamë

Ajo është padyshim njëra ndër modelet më të bukura shqiptare.

Kohë më parë ajo madje kishte arritur të rrëmbejë edhe kurorën e më të bukurës, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për bukuroshen Agnesa Vuthaj e cila edhe në ditët e sotme vazhdon ta mbajë fuqishëm këtë epitet.

Së fundmi bukuroshja Vuthaj në llogarinë e saj në instastory ka postuar një video ku shihet e veshur si nuse me dallamë.

Si duket kjo është pjesë e ndonjë reklame të veshjeve tradicionale shqiptare, megjithatë duket se Agnesa do të bëhet vërtetë një nuse tejet e bukur.

Kujtojmë se bukuroshja Vuthaj shumë herë është komentuar edhe për jetën e saj private, ndonëse është munduar gjithmonë ta mbajë larg syrit të medieve./Gazeta Express/