Aktuale

Agron Duka: Në 2017 koalicion me PD-në, Vladimir Kosta e ka derën e hapur

E teksa në Konventën e Partisë Agrare, Agron Duka pati ftesë edhe nga PS dhe nga PD për koalicion, ky i fundit ka bërë të ditur para gazetarëve këtë të mërkurë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PAA do të jetë me PD.

Duka është takuar një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama, por përjashtoi mundësinë e një koalicioni me të në 2017. “Me Ramën u takova si mik, nuk diskutuam për politikë”, tha Duka.

I pyetur nëse Vladimir Kosta do ti bashkohet agrarëve, Duka tha se “dera e partisë është e hapur” dhe Kosta e ka vlerësuar si parti.