Aktuale

Ahmeti ende nuk e ka të qartë se me cilin “krahë” është në Vetëvendosje

Kryetari i Prishtinës është pyetur edhe lidhur me pozicionimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht rreshtimin e tij, tash kur ka dy taborre, por ai ka refuzuar të përgjigjet.

Shtatorja e Ismaj Qemajlit do të sillet në Prishtinë, ndërsa ajo e Hasan Prishtinës do të çohet në Vlorë, kanë thënë pas takimit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Ahmeti ka thënë se do të vazhdohet bashkëpunimi me ambasadën shqiptare në të gjitha aspektet, veçanërisht në atë kulturor, ndërsa ambasadori Minxhozi theksin e ka vënë edhe tek bashkëpunimi ekonomik.

Në fund të konferencës, kryetari i Prishtinës është pyetur edhe lidhur me pozicionimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht rreshtimin e tij, tash kur ka dy taborre, por ai ka refuzuar të përgjigjet.