Aktuale

Ahmeti: Projektet që i ka nis LDK, po përfundojnë në mandatin tim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së dhe ish kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se të gjitha projektet e realizuara tani në Prishtinë, janë projekte të filluara nga LDK.

Ahmeti më ironi ka thënë se “Edhe lufta ndaj korrupsionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje paska qenë projekt i LDK së, vetëm kanë prit vitin 2014 me i ndal”.

Shkrimi i plotë i Ahmetit:

Kur po e dëgjoj LDK po mendoj se jam shumë me fat. Të gjitha projektet që ata i kanë nis po përfundojnë në mandatin tim. 13 vjet nuk arriten me i realizu e na i kanë lënë neve me i përfundu :).

Edhe lufta ndaj korrupcionit dhe ndalja e ndërtimeve pa leje paska qenë projekt i LDK së, vetëm kanë prit vitin 2014 me i ndal. Hajgare!

I falenderoj qytetarët e Prishtinës që në vitin 2013 e ndalen projektin e shkatërrimit të Prishtinës.