Sport

Ajax dhe Manchester United në finalen e Ligës së Evropës

Ajax dhe Manchester United janë dy finalistët e Ligës së Evropës.

Në dy takimet kthyese për kualifikim në finalen e Ligës së Evropës, të zhvilluar sonte mes Lyon – Ajax dhe Manchester United – Celta Viga, janë mësuar emrat e finalistëve.

Lyon – Ajax ka përfunduar 3 – 1 (4 – 5). Në takimin e sotëm Lyon ishte dukshëm më i mirë se Ajax, por kjo fitore nuk mjaftoi që Lyon të prek finalen, pasi në takimin e parë ka humbur 4 – 1.

Takimi tjetër mes Manchester United – Celta Viga ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 – 1 (2 – 1). Rezultati i barabartë e favorizoi Unitedin, pasi në takimin e parë ka fituar 0 – 1, duke ia mundësuar që në finale të përballet me Ajaxin, raporton KosovaPress.