Aktuale

AKI pa zv.drejtor

Presidenti dhe Kryeministri ende nuk e kanë emëruar zëvendësdrejtorin e ri të AKI-së.

Kë më shumë se një muaj që institucioni i inteligjencës kosovare ka mbetur pa zëvendësdrejtor.

Kjo pasi që me 4 gusht zv.drejtori i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Latif Merovci, është shkarkuar nga pozita.

Duke u bazuar në ligjin për këtë institucion të lartë të sigurisë, zëvendësdrejtori do të duhej të ishte zgjedhur me 31 Gusht, që i bie 20 ditë pune pas shkarkimit të Merovcit.

Megjithëse kanë kaluar 13 ditë nga ky afat kohorë, Presidenti dhe Kryeministri ende nuk e kanë emëruar zëvendësin e Shpend Maxhunit.

Përkundër kësaj, Kryeministri Haradinaj mendon se gjithçka është në rregull me procesin e emërimit të zv.drejtorit të ri të AKI-së.

“Nuk ka shkelje ligjore…”

Por, ligji për AKI precizon se: Presidenti i Kosovës së bashku me kryeministrin emërojnë zëvendës Drejtorin e AKI-së brenda njëzet ditësh nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Ndryshe nga kryeministri, në presidencë nuk kanë dhënë përgjigje se përse është shtyer zgjedhja e zëvendësdrejtorit.

E mos respektimi i afatit kohor nuk përbën problem as për nënkryetaren e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

“Unë jam idhtare e ngutjes….”

Por, se po shkelet ligji për AKI-në e thotë analisti Fadil Kajtazi, i cili kërkon që sa më shpejt të përfundon kjo çështje.

“çdo orë që kalon brenda 20 ditëshit është shkelje. Duhet të gjindet shkaktari ose su përmbush ky kriter.”

Më tutje Kajtazi shprehet skeptik për funksionimin e AKI-së në mungesë të një zv.drejtori.

Por, se kur do të plotësohet kjo detyrë, e di vetëm kryeministri.

the authorE B