Sport

Akil Gjakova mbetet pa medalje

Akil Gjakova nuk ka arritur që të sigurojë medalje në Grand Slam të xhudos që po mbahet në Paris.

Xhudisti kosovar u përball në gjysmëfinale me atë nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-ochir.

Akili ishte më i mirë se Tsogtbaatar, por një moment pakujdesie, i kushtoi kosovarit me humbje, teksa Tsend-ochir triumfoi me Ippon për t’u kualifikuar në finale, shkruan Gazeta Express.

Pa medalje kthehet nga Parisi edhe Nora Gjakova.

Nora u eliminua në rrethin e dytë nga Jisu Kim për pasivitet, duke bërë tri gabime të njëpasnjëshme.

Sido që të jetë, Kosova nuk do të mbesë pa medalje, pasi Distria Kransiqi tashmë është kualifikuar në finale në kategorinë -48 kg. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli