Aktuale

Aksident i rëndë në dalje të Gjilanit, katër persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në dalje të Gjilanit, ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa që të lënduar kanë mbetur katër persona.

Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, mirëpo jashtë rrezikut për jetë.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit në dalje të Gjilanit, ku janë lënduar 4 persona, njëri prej tyre më rëndë. Tre kanë lëndime të lehta dhe janë lëshuar për në shtëpi e tjetri është dërguar në QKUK, por nuk është në rrezik për jetë”, ka thënë Hashani.

Në aksident raportohet të kenë qenë të përfshira dy vetura. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli