Aktuale

Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes dy veturave në Skenderaj ka lënë të lënduar pesë persona, raporton Gazeta Express.

“Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në mes dy veturave civile në Skenderaj, si pasojë e aksidentit pesë persona kan kërkuar tretmanin mjeksor në QKMF në Skenderaj”, tha Avni Zahiti nga Policia e Kosovës për Gazetën Express.

Ndryshe, pak më parë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rajonin e Gjakovës. Nga ky aksident ka humbur jetën një 40 vjeçar – shtetas i Shqipërisë dhe janë lënduar gjashtë të tjerë.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.