Aktuale

Aksident me fatalitet në Prishtinë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë të Prishtinës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se deri te aksidenti ka ardhë pasi që vitkima duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekje prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./FaktePlus/