Aktuale

Aksident me tre persona të lënduar rrugës për në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:55 në autostradën te Parku i Biznesit në Komoran, drejtimi për Pejë.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tha se nga ky aksident kanë pësuar lëndime tre persona, të cilët tani po trajtohen në QKUK.

“Në aksident të përfshira janë dy automjete. Njëra me targa vendore e tjetra me targa të Shkupit. Si pasojë e aksidentit tre persona shtetas të Maqedonisë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe gjenden në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes ku edhe po ndërmerren veprimet policore.