Rajon & Botë

Aksident në Indi, shumë viktima e të humbur

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë kanë mbetur të bllokuar pas shembjes së dheut në një minierë qymyri në Indi.

Zyrtarë të policisë lokale në qytetin Goda ku ndodhet miniera tha se deri tani 7 trupa janë nxjerrë nga dheu deri tani, ndërsa nuk dihet me saktësi numri i të humburve.

Sipas policisë, të paktën 20 automjete janë varrosur nga rrëshqitja e dheut, shkaku i së cilës nuk dihet ende. Mësohet se ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje, nuk mundën që të ndërhyjnë menjëherë, pasi nuk kishin pajisjet e duhura për këtë.

Raportohet se në momentin e shembjes së dheut, operacionet e punës po zhvilloheshin në thellësinë 60 metra nga sipërfaqja. Raporte të pakonfirmuara thonë se rrëshqitja ndodhi pas vendosjes së pakujdesshme të dheut që nxirret nga miniera.

Kjo e fundit gjendet në shtetin indian të Jharkhand dhe zotërohet nga shteti. India është një prej tre konsumatorëve më të mëdhenj të qymyrit në botë dhe pritet që në vitet 2030 t’ia kalojë edhe SHBA.

/ Top Channel