Aktuale

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin për FaktePlus, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka deklaruar se me rastin po merret njësiti i trafikut./FaktePlus/