Aktuale

Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, trafik i rënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar trafik të rënduar.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit në rrugën Tiranë-Durrës trafiku është rënduar për disa momente.