Aktuale

Aksident në Vushtrri, lëndohet një femër

Të martën në Vushtrri ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Nga ky aksident ka pësuar lëndime trupore një femër.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”- njofton policia. /Gazeta Express