Aktuale

Aksident i rëndë në Gjirokastër, humbin jetën një grua dhe një fëmijë

Kanë humbur jetën dy persona në një aksident të ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Nga informacionet paraprake mësohet se nga përplasja mes dy automjeteve kanë mbetur pa jetë dy persona, një grua dhe një fëmijë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Mashkullorë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.