Aktuale

Aksident trafiku dhe kolona të gjata te “Kodra e Trimave” (Foto)

Si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në rrugën “Vëllëzërit Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave”, janë krijuar kolona të gjata në dy koristë.

Po ashtu në të njejtin vend ka ndodhur edhe një aksident më dëme jo të mëdha materiale.

Në këtë rrugë as një kompani nuk shihet duke pastruar borën dhe akullin./KosovaPress/