Aktuale

Aksident trafiku me të lënduar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Mbrëmë në orët e vona në Fshatin Llapnasellë, magjistralja Prishtinë – Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur pasi personi i cili ishte duke vozitur ka humbur kontrollin nga pakujdesia dhe ka shkaktuar vetëaksident duke u përplasur jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi dhe pasagjeri të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/