Aktuale

Aksident trafiku në Akrashticë, 15 të lënduar

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar në Akrashticë të Vushtrrisë si rezultat i një aksidenti trafiku në të cilin janë ndeshur një veturë civile dhe një autobus, raporton të shtunën Policia e Kosovës.

Të gjithë personat e lënduar në këtë aksident që ka ndodhur dje, janë dërguar  fillimisht në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK Prishtinë.