Aktuale

Aksident trafiku në Suharekë, lëndohen dy persona

Të premten në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit është arrestuar njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.