Aktuale

Aksidentohet një ministër i Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa është aksidentuar derisa udhëtonte me veturë nga shtëpia e tij drejt punës për në Prishtinë.

Së paku tre persona janë lënduar dhe të aksidentuarit nga ky rast janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

Bëhet e ditur se personat e përfshirë në aksident nuk akne pësuar lëndime të rënda, kurse ministri Ekrem Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Zyra për informim ne QKUK, ju informon se 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti të komunikacionit. Sipas mjekëve emergjent, ata kanë pasur lëndime të lehta. Njëra nga ta pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, ndërsa të tjerët ende janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente”, thuhet në një njoftim të QKUK-së.