Aktuale

Aksidentohët rëndë një këmbësor në Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:20 në Lipjan.

Lëndime të rënda ka pësuar një këmbësore, ndërsa shoferi është dërguar në mbajtje. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditorë të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli