Aktuale

Aksin humanitar të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti”

Të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë me fillim në ora 14:00 do të bëhet mbledhja e donacioneve për shumë familje që kanë gjendjen e rëndë ekonomike.

Secili që dëshiron t’i ndihmoj këtyre familjeve mund të kontribuoj me gjëra ushqimore, si miell, oriz, fasule, patate, qumësht, makarona, etj., ose edhe veshmbathje.

Dhe brenda javës këto donacione që do të mblidhen do t’u shpërndahen familjeve në nevojë. /Insajderi.com

the authorE B