Aktuale

Aksioni në veri, reagon Haradinaj: Rrini të qetë, bëhet fjalë për zbatimin të ligjit

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës ka reaguar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Me këtë rast ai ka thënë se ky aksion po zhvillohet për të parandaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin në ketë pjesë të Kosovës.

Haradinaj tha se në mesin të arrestuarve ka policë, doganier dhe qytetarë të rëndomtë.

Haradinaj tutje ka ftuar qytetarët serbë për mbajte të qetësisë.

Publikimi i plotë i Haradinajt:

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!

RH

the authorBurbuqe Metolli