Aktuale

Aktakuza e parë lidhur me shkeljet në procesin e djeshëm zgjedhor

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.Z. për vepër penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.Z., më 11 qershor  në shkollën fillore “Janko Joviceviq” në Gorozhdec të Pejës, si simpatizant i Listës Serbe, duke shfrytëzuar paaftësinë profesionale të votuesve, u ka sugjeruar atyre të votojnë për personat e cekur në fletëvotimet e plotësuara, të cilat i pandehuri i posedonte me kandidatët e caktuar.

Atij i janë gjetur 32 fletëvotime, prej të cilave 27 ishin të shënuara me kandidatë të njëjtë.

I pandehuri me këto veprime ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet dhe ta dënojë sipas ligjit.