Aktuale

Aktakuzë kundër mësimdhënësit, për ngacmim seksual ndaj 27 nxënësve të tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.V., nga Komuna e Gjakovës, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’ nga neni 235 parag.4 nënparag 4.9 lidhur me parag. 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore ‘’ Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli