Aktuale

Aktivisti i VV-së në Gjermani: Kush e voton demarkacionin e pret plumbi

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka hezituar që në mënyrë publike të bëj kërcënime me vrasje ndaj atyre që do ta japin votën e tyre pro marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton dhe vepron në Bielfeld të Gjermanisë, ka thënë se kush e voton demarkacionin do ta pret plumbi.
Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme. Madje se janë të dhunshëm e kanë shprehur shumë herë gjatë protestave e edhe brenda Kuvendit, kur kanë gjuajtur gaz lotsjellës e gjësende tjera.

Blerim Kelmendi në profilin e tij në Facebook, thotë se menaxhon partinë e Kurtit në Gjermani.

Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim me plumb t’ia bëj edhe zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit.

Ky i fundit ka marrë kërcënim nga aktivisti i Vetëvendosjes kur e ka shpërndarë një thirrje të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për ta votuar demarkacionin.

Kelmendi, duket të jetë shumë i afërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes Albin Kurtin, partisë së të cilit i janë larguar 13 deputetë.

Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos votohet marrëveshja për Demarkacionin. Aktualisht është duke u zhvilluar debat i cili me gjasë do të vazhdojë për disa orë.