Rajon & Botë

Aktivizohen katër grupe “Ku Klux Klan” në Gjermani (Foto)

Mediat gjermane raportojnë se janë aktivizuar katër grupe “Ku Klux Klan” të cilët kanë filluar aktivitetet e tyre terrorizuese.

Katër grupe “KKK” thuhet se kanë filluar aktivitetet e tyre në Gjermani, kështu duke djegur kryqe, flamuj dhe duke kënduar këngë “anti-pushtetit”, shkruan Sueddeutsche Zeitung, transmeton Gazeta Express.

Grupet KKK janë grupe që veprojnë kundër njerëzve me ngjyrë dhe pushtetit. Ata janë grup racist të cilët mbajnë flamurin “Swastika”, flamur ky i krijuar në kohën e Hitlerit.

Deputetët gjermanë kanë paralajmëruar se ri-krijimi i këtyre grupeve “nuk është për t’u nënvlerësuar” pasi dihet se në të kaluarën ishin KKK ata që kryenin masakrat më të mëdha të kohës./GazetaExpress/

Këto janë grupet KKK nga e kaluara: