Arsim & Kulturë

Adrian Morina dhe Ylber Bardhi morën çmimin kryesor të PITF 2018

Me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, Festivali Ndërkombëtar i Teatrove në Kosovë “Prishtina International Theater Festival 2018” (PITF 2018), përmbylli me sukses rrugëtimi shtatëditor të edicionit të tij të dytë në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.

Shfaqja nga Kosova “Holly Shit” nën regji të Ilir Bokshit fitoi tri çmime në këtë festival, pasuar nga shfaqja nga Bullgaria “Pula” nën regji të Ana Batevas, e cila fitoi dy çmime, pastaj shfaqja nga Maqedonia “Gratë” nën regji të Qëndrim Rijanit, e cila fitoi një çmim.

Kjo është lista e fituesve të çmimeve që u dhanë në “Prishtina International Theater Festival 2018”:

Çmimi “Best Play Student Choice” – “Holly Shit” – Kosovë

Çmimi “Best Play Media Choice” – “Holly Shit” – Kosovë

Çmimi “Best Supporting Actor” – Drita Kaba Karaga nga shfaqja “Gratë” – Maqedoni

Çmimi “Best Director” – Ana Bateva me shfaqjen “Pula” – Bullgari

Çmimi “Best Play” – “Pula” – Bullgari

Çmimi kryesor i PITF 2018 “Best Actor” – e morën aktorët: Adrian Morina, Ylber Bardhi me shfaqjen “Holly Shit” – Kosovë

“Prishtina International Theater Festival 2018” (PITF 2018) është Festivali të parë Ndërkombëtar i Teatrove që është organizuar deri më tani në Kosovë. Ky festival është realizuar nga Kolegji AAB me mjete vetanake. Në këtë edicion, që ishte edhe edicioni i tij i dytë, PITF 2018 mblodhi shtatë shfaqje të teatrove nga shtete të ndryshme.

Këto ishin shfaqjet pjesëmarrëse në këtë edicion të PITF 2018:

“Gruaja”, Maqedoni

“Nëna dhe fëmija”, Kosovë

“Rrëfimi”, Itali

“Pula”, Bulgari

“Si nëna si e bija”, Kroaci

“Shërbëtoret”, Shqipëri

“Holly Shit”, Kosovë

Ceremoninë finale të “Prishtina International Theater Festival 2018”, mund ta shikoni edhe në videon, të cilën mund ta gjeni në këtë LINK.

/Gazeta KNN

the authorBurbuqe Metolli