Rajon & Botë

Akuzohen dy persona për terrorizëm në Australi

Dy persona janë akuzuar sot në Australi për planifikim të sulmit terrorist, për shkak të rolit të tyre në planin e parandaluar për rrëzimin e një aeroplani, njoftoi policia federale australiane.

Ata së bashku edhe me dy persona të tjerë janë arrestuar vikendin e kaluar gjatë bastisjeve në Sidnej, dhe për shkak të këtij plani shërbimet e inteligjencës australiane kanë ngritur nivelin e rrezikut në komunikacionin ajror në “i besueshëm” dhe urdhëruan masa më të ashpra të sigurisë në aeroporte, transmeton Reuters.