Aktuale

Alarm për bombë në aeroportin e Nices, evakuohen pasagjerët

Janë evakuuar pasagjerët nga Terminali 2 i Aeroportit të Nices, pas raportimit për një çantë të dyshimtë, raportojnë mediat lokale dhe dëshmitarët.

Çanta në të cilën është alarmuar që mund të ketë brenda eksplozivë është gjetur në zonën  e terminalit, ka thënë një burim, raporton RT.

Më herët janë gjetur edhe dy çanta të tjera të dyshimta, tha i njëjti burim.

Policia ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë, mirëpo turma të mëdha të njerëzve tashmë janë evakuuar nga forca të mëdha policore, të cilat e kanë rrethuar aeroportin.