Alarm i rremë për shkak të pakos së dyshimtë në qytetin Ulm

Policia gjermane për një kohë të shkurtër sot ka mbyllur të gjitha rrugët në qytetin jugor Ulm, pasi në një ndërtesë ishte gjetur një pako e dyshimtë, por pas hetimit policor doli të bëhej fjalë për një dërgesë të parrezikshme.

Gjermania ndodhet në gjendje gatishmërie, pasi autoritetet javën e kaluar njoftuan se po hetojnë pohimet për planin me qëllim të tërheqjes së parave nga kompania “DHL Ekspres”.