Alarmante, QKUK-ja pezullon të gjitha operacionet në klinika

Për shkak të vdekjes së 4 pacientëve në klinikat e QKUK-së, kjo e fundit ka marr vendim për pezullimin e të gjitha operacioneve të planifikuara.

Burime të Gazetës Shneta bëjnë të ditur se ndërhyrjet kirurgjikale janë ndërprerë për shkak të vdekjes së pacientëve në klinikën e Urologjisë, Kirurgjisë dhe Neurokirurgjisë.

Për momentin në QKUK janë duke vazhduar vetëm operacionet emergjente.
Zyra për media e SHSKUK-së nuk ka pranuar të flas asgjë në lidhje me këtë rast, derisa të marr raportin final të komisioneve që po hetojnë shkaqet e vdekjeve.
Mediat raportuan se shkak i vdekjeve të katër pacientëve ka qenë një defekt në sistemin e gazit.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja e pezullimit të operacioneve.