Sport

Alarmohet Barça: Ylli i skuadrës pëson lëndim të rëndë në gju

Barcelona është alarmuar për shkak të lajmit të keq që ka marrë me lëndimin e qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti.

Ernesto Valverde pritet të udhëtojë në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos pas Umtitin, i cili ka pësuar një lëndim serioz në gju, që ia ka pamundësuar trajnimin me skuadrën këtë të premte.

Burimet spanjolle thonë se francezi ka pësuar lëndim në ligamentin e këmbës së majtë, dhe ky lëndim mund ta mbajë atë larg fushave me muaj.

Ky është një problem për trajneri Valverde, pasi Gerard Pique nuk është duke kaluar në formë të mirë. /Gazeta Express/

the authorE B