Aktuale

Alarmuese: Një tjetër aksident i rëndë, rrokulliset vetura në Gllarevë

Aksidentet e komunikacionit në Kosovë nuk kanë të ndalur, megjithëqë po bëhen thirrje çdo ditë për kujdes të shtuar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pas mesditës në rrugën magjistrale Klinë-Pejë, respektivisht në fshatin Gllarevë.

Një lexues i lajmi.net e ka dërguar në redaksinë tonë një fotografi ku një veturë ‘pick-up’ ngjyrë e verdhë është rrokullisur.

Nuk dihet për të lënduar apo viktima por lajmi.net do t’ju mbajt të informuar.

Ditëve të fundit kemi rritje të ndjeshme të aksidenteve, fatkeqësisht edhe rritjen e numrit të të vdekurve dhe të të lënduarve.