Aktuale

Albin Kurti: Do të bashkëpunoj me Hashim Thaçin

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it u vlerësua kontributi i këtij misioni si një forcë e besueshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë, teksa u tha se falë bashkëpunimit të ndërsjellë u formua Ushtria e Kosovës dhe zhvillimi i saj do të bëjë që në të ardhmen e afërt të jetë pjesë e NATO-s. Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë figura të larta të shtetit, përfshirë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e të tjerë.

Presidenti Hashim Thaçi, duke folur për kontributin e NATO-s në Kosovë, tha se sukseset e përbashkëta po i bëjnë gjithnjë e më pak të nevojshme trupat e KFOR-it në Kosovë, ku u shpreh optimist se vendi ynë do të përfshihet nën ‘ombrellën’ e NATO-s.

Komandantit i ri i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi u shpreh falënderues dhe tha se shtetet aleate të NATO-s po i kontribuojnë sigurisë së tërë popullatës së Kosovës për ruajtje të stabilitetit të Kosovës, Ballkanin dhe tërë Evropës.

Ndërkohë, një medium raportoi për praninë e Thaçit dhe Kurtit në të njëjtën ceremoni, ndërkohë që ky i fundit, pati deklaruar në muajin shtator se ‘do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Thaçin.

“Komunikim doemos do të kemi, mund të kemi edhe bashkëpunim”, pati deklaruar Kurti.

Ndryshe, pas përfundimit të ceremonisë në një konferencë për media, admirali James Foggo i bëri thirrje partive fituese të zgjedhjeve që të formojnë qeverinë e re që të shtyjnë Kosovën drejt stabilitetit dhe prosperitetit, teksa tha se nuk planifikojnë për reduktim të trupave të KFOR-it në Kosovë.Foggo: Tani e keni mundësinë që të formoni qeverinë e reVideo“Tani e keni mundësinë që të formoni qeverinë e re. Zgjedhjet ishin të lira dhe shumë gjëra të mira kemi dëgjuar. Kështu po i them popullit të Kosovës dhe zyrtarëve të ri të zgjedhur që të shtyjnë këtë shtete në stabilitet dhe prosperitet”, tha ai. Ish-komandanti i KFOR-it Lorenzo D’Addario ka shërbyer edhe më herët në Kosovë në vitet 1999 dhe 2003-2004, derisa detyrën e komandantit e kishte marrë në vitin 201.