Aktuale

Ali Ahmeti në pres-konferencë lidhur me varrezën masive në oborrin e tij në Zajaz

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, sot do të mbajë press-konferencë lidhur me varrezën masive të gjetur në oborrin e shtëpisë së tij në Zajaz të Kërçovës, njoftoi Zhurnal.

Pres konferenca do të mbahet në Zajaz me fillim në ora 13.00.

Sipas portalit, një varrezë masive është gjetur në oborrin e shtëpisë të Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga vetë ai. Nuk dihet se kush mund të ishin viktimat në këtë varrezë masive, a ka burra, gra dhe fëmijë dhe a mund të ishin që pjesa më e madhe e tyre të ishin qëlluar në kokë, shkruan Zhurnal.