Sport

Allegri konfirmon tri mungesat e mëdha për ndeshjen ndaj Chievos

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur para ndeshjes me Chievon

Italiani e konfirmoi se për këtë takim do të ketë tre mungesa të mëdha, pasi të gatshëm për loja nuk janë Sami Khedira, Claudio Marchisio dhe Giorgio Chiellini.

“Khedira nuk do të luajë nesër, Marchisio është në fazën e rikuperimit. Chiellini shpresoj të jetë gati për Barcelonën”, tha Allegri në konferencën për media.

Ai po ashtu e konfirmoi se në mesfushë do të luajnë Matuidi dhe Pjanic, ndërsa në portë në vend të Buffon do të jetë Szczesny.

Ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Chievos do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 18:00. /Express/