Sport

Allegri pasardhës i Wengerit

Trajneri i Juventusit shihet si njeriu i duhur për të zëvendësuar Arsene Wengerin te Arsenali.

Massimiliano Allegri pritet të largohet nga Juventusi në përfundim të këtij sezoni, pasi që dëshiron të fillojë një aventurë të re në një kampionat tjetër.

Në anën tjetër Arsene Wenger duket se po e çon drejt fundit karrierën e tij me Arsenalin, kjo edhe për faktin që ende nuk ka rinovuar kontratën me ‘Topçinjtë’.

Sipas tabloidit anglez ‘The Sun’, Allegri shihet si njeriu i duhur nga drejtuesit e Arsenalit për të zëvendësuar legjendarin Wenger.

Mediat angleze raportojnë që agjenti i Allegrit ka pasur kontakte me Arsenalin, por ende nuk ka asgjë konkrete, ndërsa klubi nga Londra si alternativa i sheh edhe Ralph Hasenhuttl të RB Leipzig dhe Eddie Howe të Bournemouth.