Aktuale

Ambasada britanike reagon pas caktimit të Kurtit për kryeministër, ka një kërkesë për partitë fituese

Ambasada britanike ka reaguar pasi presidenti Thaçi e ka caktuar Albin Kurtin për kryeministër për qeverinë e re, përcjell Bota sot.

Përmes një njoftimi në Facebook, ata kanë thënë se qytetarët e kanë shprehu vullnetin e tyre me 6 tetor dhe se politikanët duhet të tregojnë kurajë dhe të formojnë qeverinë e re, që reflekton dëshirat e elektoratit.

Njoftimi i plotë:

Ne e mirëpresim caktimin e Albin Kurtit për kryeministër nga Presidenti Thaçi, për qeverinë e re. Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Shpresa dhe dëshira e tyre për ndryshim, e shprehur qartë me 6 tetor, meriton të respektohet. Politikanët e zgjedhjeve në Kosovë dhe partitë e tyre tani kanë nevojë që të tregojnë kurajë dhe  kreativitet në formimin e qeverisë së re, që reflekton dëshirat e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për shpejtim të procesit të negociatave, në shpirt të tolerancës dhe partneritet.

the authorGazetaKNN