Aktuale

Ambasada e ShBA-së: Sa më shpejtë të përpilohet statuti i asociacionit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, kërkon që sa më shpejtë të fillojë puna për përpilimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, është shprehur për arbresh.info se ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, dhe të tjerët lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne besojmë se ka ardhur koha që të gjitha palët e interesuara të lënë anash kundërshtimet personale politike dhe të fillojnë punën në përpilimin e statutit sa më parë që është e mundshme”, është shprehur Schon, për arbresh.info.

Sipas saj, ka ardhur koha që të ndërpritet zvarritja dhe që të shkohet përpara për hir të të gjithë qytetarëve të Kosovës.