Rajon & Botë

Ambasadori britanik: Zgjedhjet e dhjetorit, të rëndësishme

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Charles Garret, tha se zgjedhjet e 11 dhjetorit janë shumë të rëndësishme për daljen e vendit nga kriza politike.

Garret nuk komentoi nëse beson që më në fund zgjedhjet do të realizohen dhe nuk do të shtyhen, sepse për të, situata edhe më tej mbetet komplekse.

“Unë nuk do të përdorja fjalën optimist ose pesimist. Ndjej se është një situatë komplekse. Është një gjë e mirë që kemi marrëveshje për të shkuar në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Unë do të thoja se janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë. Kjo është diçka e cila duhet patjetër të ndodhë si një hap jashtë krizës politike”, deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe, Charles Garret.